Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të lartë atmosferik i cili do të kushtëzojë mot të stabilizuar në territorin e Shqipërisë dhe Kosovës.
Ditët me reshje intesive do ti lenë vendin gradualisht orëve me diell. Ditën e premte në vendin tonë, moti do të nisë me diell e në mesditë me vranësira mesatare përgjatë maleve.
Në mesditë deri pasdite përgjatë zonave malore reshje shiu të përkohshme. Era, do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim e lehtë e hera herës mesatare në bregdet, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 2 ballë.
Temperaturat parashikohen në: zonat malore 18º deri 30ºC zonat e ulëta 20º deri 34ºC zonat bregdetare 23 º deri 32ºC.
/a.r