Tirana, Teuta, Kukësi dhe Bylis shkuan në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë. Çiftet e këtij turi do të mësohen nga shorti i kësaj të premteje.
Por trajnerët e këtyre skuadrave duan të ulin me këmbë në tokë futbollistët dhe të kthejnë vëmendjen tek kampionati dhe objektivat e tjerë.
Teuta eliminoi Vllazninë dhe kjo përballje rikthehet në fundjavë sërish, por në “Loro Borici”.
“Do jetë ndeshje më e vështirë pasi Vllaznisë i duhen pikët për kampionat ne na duhen për në Europë, shpresojmë rezultat në Shkodër”, shprehet trajneri i Teutës.
“Lojtarët kanë pas rritje dhe me jep me shpresu për takimin e ditës së dielë me Teutën dhe ndeshjet e tjera. Jena në zonën play out dhe na duhet përqëndrim shumë i madh. Në Shkodër duhet ta shfrytëzojmë në maksimum të marrim pikëshin”, thotë trajneri i Vllaznisë.
Pasi skualifikuan Apoloninë, tek Kukësi besojnë ende tek mundësia e titullit kampion.
“Janë shumë pikë në lojë, janë 18, do vazhdojmë. Do shohim nga ndeshja në ndeshje të marrim fitoret tona. Nuk kemi kohë për hapa fals”.
Ndërsa Artan Mërgjyshi i skuadrës fierake po përgatitet për rikthimin në Superligë.
“Ky është fokusi jonë kryesor, kemi edhe 4 ndeshje dhe ai është objektivi kryesor”.
Tek Bylisi kanë ndryshuar objektivat, tashmë duhet të hept një korridor për të shkuar në europë
“Kupa nuk është e vetmja rrugë për në Europë por po të kishim qenë pak më seriozë do ta kishim më të lehtë”.
Ndërsa Ilir Daja i Skënderbeut, inkurajon lojtarët e tij.
“Ishte e rëndësishme kualifikimi por pashë një grup që nuk dorëzohet dhe mund të bëjmë gjëra të mira në kampionat”.
E dënuar nga UEFA, skuadra e Skënderbeut pret një vendim nga Gjykata Federatle e Zvicrës për të shpresuar sërish tek pjesëmarrja në garat europiane.
/a.r