Në Maqedoninë e Veriut vijon situata e rënduar nga pandemia e Coronavirus.
Gjatë 24 orëve të fundit nga 1279 testime të realizuara në Maqedoninë e Veriut, 153 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Sipas qyteteve: Shkup-66 raste, Kumanovë-13, Shtip-13, Prilep-2, Tetovë-20, Strugë-7, Manastir-1, Ohër-7, Kriva Pallankë-1, Koçani-1, Probishtip-1, Shën Nikollë-3, Kërçovë-6, Resnje-12.
Janë shëruar 75 pacientë, kurse fatkeqësisht jetën e kanë ndërruar 6 pacientë të diagnostifikuar me Covid-19. Viktimat janë nga Shkupi, Shtipi, Tetova dhe Resnja në mes të moshës 53 dhe 80 vjeçe.
/e.rr