Konfirmohen 4 raste të reja me COVID-19 në Gjirokastër. Nga informacionet e para mësohet se tre prej të infektuarve janë punonjës të Policisë Bashkiake.
Ndërsa, rasti i katërt është një ish-zyrtar në nivele drejtuese në institucionet lokale.
Ish-zyrtari ka qenë ditët e fundit i pranishëm në zyrat e Bashkisë së Gjirokastrës. Kështu ka shkuar në 6 numri i të infektuarve në Gjirokastër.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi dje se gjatë orëve të fundit u konfirmuan 67 raste të reja me COVID-19. Harta u zgjerua në 17 qytete, ku numri më i madh i të infektuarve ishte në Krujë.
g.kosovari