Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, reagon për akuzat e ngritura ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kreut të PDK, Kadri Veseli, për krime lufte.
Duke shprehur vlerësime të larta për luftën çlirimtare, Bushati shkruan në ‘Facebook’ se paralajmërimet për akt-akuza ndaj Thaçit dhe Veselit nuk mund të devijojnë rëndësinë historike të luftës çlirimtare.
“Kosova ka zhvilluar një luftë çlirimtare, qëllimi i së cilës ka qenë liria dhe pavarësia, të fituara me përkrahjen e jashtëzakonshme të familjes euroatlantike. Paralajmërimet për aktakuza eventuale nuk mund të devijojnë rëndësinë historike të luftës çlirimtare. Përballja dinjitoze me çdo aktakuze të mundshme do ta bëjë Kosovën shtet më të fuqishëm dhe më funksional”, thekson Bushati.
/e.rr
ZOTI BUSHATI JU MERITONI TE JENI PRESIDENT I KOSOVES ,ALBIN KURTI KRYEMINISTER ,DITMIR BUSHATI PRESIDENT
President i KOSOVES