Një vajzë nga Britania e Madhe ka nxjerrë në shitje unazën e saj të fejesës që ja kishte blerë ish-i fejuari. Zoe Butt zbuloi pas 4 vitesh tradhëtinë e të fejuarit të saj Paul Botëright me një grua të martuar.
Zoe, një kuzhiniere në profesion është shprehur se shpesh kishte dyshime për tradhëti.
“Ne u lidhëm në maj të 2015, por që atë kohë ai ishte i lidhur edhe me atë tjetrën. Shpesh herë i thoja që ka ardhur koha të martohemi, por ai e shmangte gjithmonë dhe nuk e kuptoja arsyen. Kishte një lidhje 4-vjeçare dhe po bënte një jetë të dyfishtë. Familja ime ishte ajo që e kuptoi më parë, pastaj unë. Sapo e mora vesh, u ndava nga ai dhe tani kam shpëtuar”.
Zoe e postoi unazën në Facebook për ta shitur por askush nuk e bleu.
“Unë thjesht doja ta hiqja qafe, u përpoqa vërtet ta shisja atë unazë. Por askush nuk e dëshiron për shkak të mënyrës se si e postova.
Nuk e kisha idenë se sa mund të paguanin njerëzit për të, thjesht doja që të mos e kisha më. Ai u mundua që të sqarohej, por ishte tepër vonë, gjithçka mes nesh ka përfunduar”.