Pas Shijakut dhe Tiranës, edhe Kamza ka filluar me dhënien e granteve të para për Rindërtimin.
Kryeministri Edi Rama thotë se janë 771 familje që do të përfitojnë në Kamëz drejtpërdrejt nga pagesat për riparimin e dëmeve.
Ndërkohë priten edh Bashkitë e tjera të prekura nga tërmeti të plotësojnë listat dhe të fillojnë me grantet.
Bashkia e Durrësit pritet të fillojë me grantet e para për Rindërtimin në muajin korrik.
“RINDËRTOJMË 🤝 BASHKË
Nis dhënia e granteve të rikonstruksionit dhe riparimit të banesave individuale në Bashkinë Kamëz, të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit🤩
771 familje, përfitojnë drejtpërsëdrejti pagesat e granteve për riparimin e dëmeve të shtëpive të tyre në Kamëz.
Qeveria do të paguajë një për një të gjithë banorët në nevojë për riparime të dëmeve të tërmetit👍”, shkruan rama ne rrjetin social.