Ditën e sotme Gjykatën e Posaçme të Apelit do të japë vendimin për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Mësohet se seanca në gjykatë do të nis në orën 09:30.
Më 11 qeshor u zhvillu seanca e fundit për ish-ministrin, ku Tahirin bëri vetëm mbrojtjen para trupës gjykuese një mbrojtje voluminoze prej 138 faqesh. Trupa gjykuese u tërhoq 15 minuta pushim, por më pas njoftuan se seanca e radhës do të zhvillohet më 24 qershor, ku do të jepet edhe vendimi.
Pas seancës Tahiri foli për mediat dhe u shpreh se beson në pafajsi, por shtoi se do respektojë vendimin e gjykatës.
Vitin e kaluar Saimir Tahiri u dënua me 5 vite burg të konvertuara me gjykim të shkurtuar në 3.4 vite shërbim prove dhe dënimi u dha për shpërdorim detyre. Prokuroria e Krimeve të Rënda nga ana tjetër kërkonte 12 vite burg për Tahirin për 3 vepra penale “trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal”.
Si përfundim të dyja palët, si Tahiri dhe Prokuroria nuk pranuan dënimin me 3.4 vite shërbim prove dhe e apeluan zyrtarisht në Gjykatën e Posaçme të Apelit. Prokuroria e akuzonte Tahirin se në kohën kur ishte ministër i Brendshëm bashkë me ish-drejtorin e Policisë Vlorë, Jaeld Çela kanë bashkëpunuar me Moisi Habilajn apo vëllezërit e tij që bashkë korrespondojnë të jenë kushërinj.
g.kosovari