Detaje të reja kanë dalë nga ekzekutimi i dy biznesmenëve, Bujar Lika dhe Paulin Gjergji. Autori Eduart Lama gjatë përplasjes me armë zjarri u plagos në këmbë dhe se gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar ditët e fundit. Dy ditë më parë familjarët e tij e shtruan në një klinikë private që ndodhet në Qytet Studenti. Rasti i tij u mor përsipër nga dy mjekë, një ortoped i Lezhës Viktor Marku, 42 vjeç dhe një kirurg i spitalit Ushtarakët, Besim Lama, 46 vjeç të cilët kishin pranuar që të kryenin operacionin në klinikën private, pa e referuar ngjarjen në Polici. Mësohet se mjekët do të merrnin 10 mijë euro për operacionin. Ndërkohë Policia vëzhgonte lëvizjet e familjarëve, nga të cilat u zbulua edhe vendodhja e të riut.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 30 maj në hotelin “A&A” ku ndërroi jetë në vendngjarje, Bujar (Hasani) Lika, 37 vjeç dhe u plagosën Paulin Gjergji (Marku), 53 vjeç dhe Kreshnik Tusha 21 vjeç. Gjergji u transportua në spitalin e Traumës ku vdiq si pasojë e plagëve të marra, ndërsa Tusha shpëtoi pavarësisht plagës së marrë. Ky i fundit u arrestua nga Polcia pak javë më parë.
I arrestuari kryesor për vrasjen e dyfishtë në Laç, Eduard Lamaj ka deklaruar para grupit hetimor, se nuk kishte ndërmend të kryente krimin.
“Nuk vajta për t’i vrarë. Shkova për t’i shkatërruar hotelin, për shkak të një borxhi që më kishte pronari i tij. U këndërpërgjigja me armë pasi ata nisën të qëllonin dhe mendova se do më vrisnin” është alibia e ngritur prej të arrestuarit Lamaj, raporton News24.
Sakaq për grupin hetimor, alibia e Eduard Lamajt për vrasjen e dyfishtë mbrëmjen e 30 majit në Laç, nuk qëndron. Organi i akuzës ka dyshime të forta se autorët kanë vepruar në formën e një grupi të strukturuar kriminal që ka shkuar me qëllim për të kryer vrasje.
Nisur kjo edhe nga veshja që përdornin autorët.
Nga ngjarja e 30 majit mbetën të vrarë biznesmenët Bujar Lika Hasani dhe Paulin Gjergji Marku, ky i fundit ndërroi jetë në spitalin e Traumës, si pasojë e plagëve të marra. 4 autorët të veshur si policë u futën në hollin e hotelit dhe ekzekutuan dy biznesmenët.
g.kosovari