Me një kontribut të madh në PD, Ridvan Bode ishte në mesin e “xhaketave të vjetra” që u la jashtë listave në zgjedhjet parlamentare të 2017 nga kryedemokrati Lulzim Basha.
Pas një periudhe tërheqje, emri i tij do të bënte zhurmë mediatike në dhjetor të 2018, kur do të propozohej nga mazhoranca për anëtar të Bordit të Këshillit Mbikëqyrjes në Bankën e Shqipërisë.
Kaq mjaftoi që ai të sulmohej nga PD e njerëzit e Lulzim Bashësdhe të etiketohej si “njeriu i Edi Ramës”.
Bode u emërua në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë më 20 dhjetor të 2018, detyrë të cilën e mban edhe sot.
Për Ora News, ai thotë se është profesionist dhe nuk ka asnjë lidhje me kryeministrin Rama.
Të vetmen lidhje ai thotë se e ka pasur me PD dhe se nuk ishte zgjedhja e tij për të qenë jashtë saj, por thotë se është pajtuar me këtë status.
“Nuk kam asnjë lloj kompleksi në këto lloj etiketimesh, as kam ndonjë lidhje me Edi Ramën.
Lidhjen e kam pasur vetëm me PD. Nuk ka qenë zgjedhja ime që më larguan, megjithatë unë jam pajtuar me këtë status.
Më pëlqen të kontribuoj nëse mundem në çdo sektor. Jam anërtar i Bordit të Këshillit Mbikqyrës të Bordit të Shqipërisë, që është një organ i depolitizuar dhe nuk ka asnjë lidhje me partitë”, tha Bode.
g.kosovari