Pamje të frikshme nga vijnë nga kryeqyteti. Disa të rinj nga Fushë-Kruja ka bërë “drift” me një makinë luksoze në sheshin pranë universitetit Politeknik të Tiranës. Siç shihet qartë edhe në videot e publikuara nga JOQ, makina ecën me shpejtësi të madhe dhe në një moment përlaset me 3 automjete të tjera. Këto të fundit ishin të parkura.
Me njërën prej makinave përplaset në pjesën e përparme, ndërsa makinën tjetër e përplas në pjesën e pasme.
Fatmirësisht nuk pati persona të lënduar. Shpejtësia e lartë e mjetit ishte një rrezik dhe për këmbësorët, të cilët lëviznin në këtë shesh.
g.kosovari