Për Partinë Demokratike, marrëdhëniet BE-Shqipëri janë në pikën më të ulët gjatë këtyre 30 viteve.
Përmes një reagimi në Facebook, Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë në PD, Arben Kashahu, ka shkruar se dy europarlamentarë në seancën e sotme në Parlamentin Europian, kanë propozuar që Shqipërisë t’i ndërpriten negociatat dhe ndihma financiare nga BE.
“Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Politikës së Jashtme në Parlamentin Europian, në seancën e posacme për Shqipërinë për herë të parë janë artikuluar pozicione drastike me tone të ashpra kritike në lidhje me raportet BE-Shqipëri.
Dy nga euro-parlamentarët, anëtarë të AFET propozuan që Shqipërisë “t’i ndërpriten negociatat me BE” dhe “të ndalohet menjëherë ndihma financiare e BE”. Europarlamentarë të tjerë e etiketuan Kryeministrin dhe qeverinë si “të ashpër me mediat dhe të lëmuar me kultivuesit dhe trafikantët e drogës”, ka shkruar Kashahu.
Sipas tij, “përpjekjet dhe kokëfortësia e mazhorancës për të ndryshuar ligjin për mediat u konsiderua “e turpshme”, ndërsa ri-mbjellja e Shqipërisë me kanabis “e papranueshme”. Shqipëria u konsiderua shprehimisht si vendi “më i korruptuar” në Europë”.
Përfaqësuesi i PD-së shkruan se ka ardhur koha që të shpëtohet procesi i integrimit të vendit, duke larguar këtë qeveri.
/a.r
ti ani bythen o dallkauke