Italia vijon të përballet me koronavirusin, edhe pse jo me atë agresivitetin e disa javëve më parë.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 218 raste të reja, dhe vetëm 23 të vdekur.
Në total, që prej fillimit të epidemisë, janë infektuar 238 mijë e720 persona.
Lombardia vijon të jetë zona më e nxehtë, me 143 raste të reja në 24 orë.
Të shëruar janë 533, ndërsa është përmirësuar situata edhe në spitale sa i përket të shtruarve.
Rreth 90% e personave aktualë me virus janë në izolim në shtëpi, pa simptoma apo shqetësime.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në 183 mijë e 426.