Italia më në fund shikon “vdekjen” e koronvirusit, pasi shifrat tregojnë një përgjysmim të vdekjeve dhe infeksion në nivelet më të ulëta gjatë gjithë periudhës së pandemisë.
Në 24 orët e fundit në Itali ka pasur 224 raste të reja të koronavirusit. Numri i përgjithshëm i njerëzve që u prekën nga Covid-19 rritet në 238.499. Ndërkohë që numri i të vdekurve ka shkuar në 24.
Dje pati një ngadalësim të rënies së koronavirusit i cili sot është 20.972, ose -240 krahasuar me dje 20 qershor kur pati një rënie prej 331 njësive, shumë pak nëse krahasohet me ato të një dite më parë (-1.558 ). Sa i përket rasteve të pozitivitetit ndaj Covid-19, sipas të dhënave të Mbrojtjes Civile, sot janë +224 kundër +262 dje. Në total, numri i infeksioneve në Itali ka arritur në 238.499. Viktimat janë +24 (dje +49) për gjithsej 34.634 të vdekur që nga fillimi i pandemisë.
Të shëruarit janë +440 për gjithsej 182.893. Numri i personave që janë akoma të shtruar në spital me simptoma, sidoqoftë, është 2,314 (-160 krahasuar me dje): janë 148 pacientë në kujdes intensiv, -4 në krahasim me dje. Në izolimin në shtëpi janë 18.510 njerëz (-76).
/a.r