Kreu i Kadastrës, Artan Lame ishte sot në qytetin e Gjirokastrës për të ndarë lejet e legalizimit të një pallati që prej disa viteve priste hipotekimin.
“Gjirokastra është një qytet i paregjistruar”, u shpreh drejtori i Kadastrës, i cili pohoi se shumica e shtëpive karakteristike të zonës muzeale janë edhe sot të paregjistruara.
Ndërsa ka shpërndarë disa leje legalizimi për një pallat banorët e të cilit morën një iniciativë personale për legalizimin e banesave të tyre, Lame pohoi se pallatet e braktisura janë një problematikë e ndjeshme në qytetin e gurtë.
Nga Gjirokastra Lame theksoi se procesi i legalizimeve duhet të përshpejtohet edhe pse nuk garanton sigurinë, por u jep qytetarëve pronësinë për të bërë ndryshime në përforcim strukture.
/a.r