Spanja ka nisur të rihapë industrinë e saj të turizmit, duke hequr kufizimet për vizitorët nga Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar.
Hapja e kufijve vjen me masa të forta teksa të gjithë turistët që do të vijnë, do t’iu matet temperatura në aeroporti, do t’iu merren të dhënat nëse ata kanë qenë të infektuar me koronavirus dhe detajet e tjera personale.
Maskat e fytyrës duhet të mbahen në ato vende publike ku distancimi fizik është i pamundur që të mbahet.
Në këtë mënyrë Spanja i jep fund gjendjes së jashtëzakonshme, që ishte në fuqi për tre muaj.
Spanja ka regjistruar mbi 245,000 të infektuar me koronavirus dhe 28,000 të vdekur nga ky virus.
Në vit, Spanjën e vizitojnë rreth 80 milionë turistë. Kjo industri përbën 12 për qind të GDP-së së vendit.
/e.rr