Deputetja Rudina Hajdari i ka dal në mbështetje Vjosa Osmanit, e cila u shkarkua një ditë më parë nga çdo pozicion brenda partisë së Isa Mustafës (LDK).
Përmes një mesazhi në “Facebook”, Hajdari shkruan se edhe vetë e ka kaluar në kurriz furinë e baltës dhe mërisë së politikës së burrave, të cilët sipas saj, e urrejnë mendimin ndryshe dhe demokracinë
Mesazhi i plotë:
“Ju përgëzoj Vjosa R. Osmani për qëndrimet tuaja dinjitoze si një grua me parime të forta. Ju admiroj për kurajon tuaj.
Unë, ashtu si ju sot, e kam kaluar në kurriz furinë e baltës dhe mërisë së politikës së burrave të cilët e urrejnë mendimin ndryshe dhe demokracinë.
Por ajo që kam mësuar dhe jam e sigurtë ju e dini shumë mirë është se me rëndësi në politikë është vetëm besnikëria ndaj parimeve dhe elektoratit.
Qëndro e fortë dhe ju uroj shumë suksese.”
/e.rr