Autoritetet shëndetësore italiane bënë thirrje për kujdes pasi vëzhguan javën e kaluar sinjale alarmuese lidhur me transmetimin e COVID-19, veçanërisht në Romë
Autoritetet shëndetësore italiane bënë thirrje për kujdes pasi vëzhguan sinjale alarmuese lidhur me transmetimin e COVID-19, veçanërisht në Romë, duke theksuar se qarkullimi i virusit ishte i lartë.
“Në disa rajone, një numër i lartë i rasteve të reja me COVID-19 vazhdon të njoftohet”, konstaton raporti i fundit i përjavshëm, për javën nga 8 deri më 14 qershor, i Institutit të Lartë Shëndetësor (ISS).