Djali i Moikom Zeqos u shpreh sot se amaneti i të atit nuk u plotësua. Epidami tha se amaneti i babait të tij ishte një Shqipëri më e mirë. “Vdekja zakonisht bashkon njerëzit, ndoshta edhe ata që ishin ndarë më parë. Amaneti i babit, vlerësoj varrimin shtetëror, babi e meritonte. Por amaneti i babit nuk është përmbushur, babi kërkonte një Shqipëri më të mirë.
Shqipëria e babit është një Shqipëri që ndoshta e kishim dhe nuk e kemi pasur asnjëherë dhe do të ishte mirë ta kishim një ditë dhe babi, Moikomi, luftoi gjithë jetën ta pasuronte kulturalisht Shqipërinë. Amaneti i tij nuk ishte varrimi i tij, realiteti, ishte sot, jo nesër, ishte Shqipëria, por edhe njerëzimi. Unë nuk ndihem mirë, jam i lumtur që është një figurë që bashkon politika, familje dhe nuk ndan, por është një ditë zie” tha ai.
Teksa flet i mërzitur, me lot në sy e me zërin e dridhur tregon sesi që tani vajza e tij, pra mbesa e Moikomit kërkon që të t’i lexojnë librat e gjyshit. Më tej ai thotë se është krenar për të, ai dhe e gjithë familja e tij është janë krenarë për Moikomin e ndjerë.
“Sa më mungon o babi im, tani vajza më kërkon ti lexoj librat, më lexo librat e gjyshit babi. Çfarë t’i them vajzës, pikës tënde të dobët? Luftove për 5 vite, sa krenar jam për ty, sa krenar jemi për ty. Moikomi dhe vepra e tij është pasaporta europiane. Ai ishte i majtë, por Moikomi nuk mund të përkufizohet as si socialist as demokrat por si një njeri i mirë. Babi nuk e mbante gojën mbyllur përballë poltikës. Sa ditë shkurtër është jeta në politikë.”- tha djali i tij, Epidami.
g.kosovari