Paraditen e kësaj të shtune nga ora 10.00-14.00 do të zhvillohen homazhet në nderim të Moikom Zeqos në Muzeun Historik Kombëtar.
Sipas familjarëve, kjo ishte dëshira e tij e fundit, për t’ju dhënë lamtumira në një institucion që e drejtoi për 8 vite radhazi, 1997-2005.
Moikom Zeqo u nda nga jeta 5 ditë me parë pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë, atë të leucemisë akute.
Ndërsa sot do të përcillet në banesën e fundit. Edhe pse nuk jeton më kontributi i tij mbetet i paçmuar në letërsi, politikë, publicistikë, filozofi, arkeologji edhe pikturë.
Nga miqtë edhe kolegët Moikom Zeqo cilësohet, si një ndër intelektualët e paktë, që ia kushtoi jetën krijimtarisë, familjes, por mbi të gjitha emancipimit të politikës edhe shoqërisë shqiptare.
Gjatë viteve të fundit, ndonëse u shkëput plotësisht institucionet shtetërore, ai nuk hezitoi kurrë së qeni një zë kritik për çështje të rëndësishme për vendin, qoftë politike, të trashëgimisë kulturore edhe shumë fusha të tjera.
g.kosovari
Rest in peace KING…