Në Itali janë regjistruar 251 raste me koronavirus në 24 orët e fundit, duke shënuar ulje në krahasim me dje, ku ishin 333 raste.
Ndërkohë, viktimat sot janë 47. Edhe kjo shifër është më e ulët sesa ajo e djeshmja, kur u regjistruan 66 viktima.
Sot numri i të shëruarve në Itali ishte1363 ndërsa numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 181.907.
/e.rr