Kryeministri Edi Rama e ka nisur diten sot duke ndare pamje nga projekti i Terminalit të Aeroportit Ndërkombëtar të Kukësit.
Ne kete aeroport, sipas kryeministrit vijon intensivisht puna.
Rama thekson se vitin e ardhshëm ne kete aeroport do te ulet avioni ”Migjeni” dhe ben edhe nje premtim se cilet do te zgjedh mes pasagjereve.
“MIRËMËNGJES 😊
me disa pamje nga projekti i Terminalit të Aeroportit Ndërkombëtar të Kukësit, ku vijon intensivisht puna me objektivin që vitin e ardhshëm të ulim ”Migjenin” me grupin e parë të pasagjerëve, të cilët do të përzgjidhen mes atyre miqve të kësaj faqeje, të cilët e kanë përqeshur më shumë këtë projekt dhe s’më kanë lënë gjë pa thënë nga Londra😍“, shkruan Rama.