Pritjes së ëmbël të aktores dhe moderatores Jonida Vokshi i erdhi fundi, ditën e sotme ajo është bërë nënë për herë të parë.
Lajmin e gëzuar e ka bërë me dije i shoqi Besniku, duke publikuar një fotografi teksa shikon vajzën.
Ai ka zbuluar se si Jonida edhe vogëlushja të cilën e kanë quajtur Emi, janë shëndoshë e mirë.
“Zoti m’ka taku me ni çikë shumë t’bukur sot. Ma ka marr krejt zemrën! Emrin e ka Emi. N’fillim kajti fort.. poget kur e kuptoj kush jom e kur m’pa qysh dokna. Po menjëherë u bonëm shokë. U pajtum me kon shokë të ngushtë përjetë! Emi dhe nana e saj e bukur Jonida, që unë e du fort, janë shnosh e mirë!
Ju dojmë shumë krejtve e faleminderit për kujdesin! Shoqes teme t’ngushtë, Zoti ia dhashtë shnetën, lumtuninë e durimin. Neve na boftë prind’ krenar! Vendi i vet u krenoftë me të!”, ka shkruar Besniku.
/e.rr