Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla, sot nga folorja e Kuvendit ka mbajtur të njëjtën retorikë si shefi i tij Rama.
Rama sot tha se gëzonte më shumë respekt për Rudina Hajdarin e Myslym Murrizin sesa për Lulzim Bashën e Petrit Vasilin pasi ata ndryshe nga emrat e fundit, nuk braktisën Kuvendin.
Të njëjtin mesazh ka përsëritur edhe Balla por ka shkuar më larg duke krahasuar Kujtim Gjuzin me ish-kryeministrin Sali Berisha.
“Unë respektoj më shumë deputetin më të fundit të këtij grupi këtu sesa deputetin e parë të atij grupi që ka ikur.
E them në raport me qasjen dhe mbështetjes që i është dhënë reformës në drejtësi nga kjo opozitë parlamentare.
Nuk gjej ndonjë dallim shumë të madh mes Kujtim Gjuzit dhe Sali Berishës”, tha Balla nga foltorja.
/e.rr