Shpërtheu në Kinë prej në fund të dhjetorit të 2019 e në mars të 2020 në mbarë botën, por Covid-19 vijon të jetë ende një kërcënim për botën. Deri më tani në gjithë globin janë infektuar 8,408,203 persona. Ndërkohë 451,463 të tjerë kanë humbur jetën. Lajm i mirë është se betejën me COVID-19 e kanë fituar 4,418,042 qytetarë.
POr duket se Amerika Latine është epiqendra e pandemisë. Numri i rasteve me të infektuar në Peru tani ka shkuar në 240,908, më i lartë se në Itali, shteti i cili për një kohë të gjatë ishte vendi më i prekur në Evropë.
Peru është tashmë vendi i dytë me numrin më të lartë të rasteve pas Brazilit me gati një milionë të infektuar.
Numri i të vdekurve në Peru është 7,257, por shumë më larg se 45,000 vdekjet në Brazil.
Amerika Latine është epiqendra aktuale e pandemisë nga koronavirusi, me më shumë se katër milion infeksione të konfirmuara.
Vendet më të goditura janë Brazili, Peru dhe Kili.
Ekspertët e shëndetit besojnë se numri i vërtetë në të gjitha ato vende është shumë më i lartë.
Peru sapo ka zgjatur një izolim të ri deri në 30 qershor dhe numri i infeksioneve të përditshme duket se është në një trend në rënie.
Shifra e fundit ditore prej rreth 3700 rastesh është vetëm gjysma e asaj që ishte në fund të majit në kulmin e krizës.
Aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë 2,234,475 të infektuar dhe janë shënuar 119,941 vikitma. COVID-19 po përhapet me shpejtësi edhe në Indi.
Ndërkohë në Kinë janë rikthyer sërish rastet e reja me Covid-19. Deri më sot Kina numëron 4.634 viktima dhe 83,293 të infektuar që prej fillimit të shpërthimit, ku në 24 orët e fundit raportohen 28 raste të reja.
g.kosovari