Qyteti i Durrësit është një ndër më të prekurit nga COVID-19. Në 24 orët e fundit mësohet se janë konfirmuar dhe 6 raste të reja që janë kontakte me rastet e konfirmuar një ditë më parë.
Mësohet se ditën e djeshme janë marrë 13 tamponë, nga të cilët 6 rezultuan të infektuar me koronavirus.
Nga informacionet 2 të infektuar janë personel mjekësor i spitalit të Durrësit, ndërsa 4 janë kontakte.
Sipas informacioneve epidemiologët vijojnë punën e tyre në terren dhe po gjurmojnë rastet e reja për të frenuar përhapjen e mëtejshme të virusit.
Kujtojmë se ditën e djeshme u identifikuan 50 raste të reja me COVID-19, ndërsa numri i personave të infektuar është rritur këto ditët e fundit.
g.kosovari