Detaje të reja janë mësuar për ngjarjen e ndodhur një natë më parë në Gjirokastër. Janaq Koleta që është arrestuar për vrasjen e fqinjit të tij ka folur para policëve.
Autori i vrasjes ka thënë se sherri me Andrea Xhavarra ndodhi për një pelë. “Nuk doja ta vrisja u zumë pasi kishte humbur pela, Andrea mohoi të kishte lidhje me pelën time”, ka thënë Koleta.
Më tej ai ka treguar se si ka ndodhur ngjarja dhe është shprehur se viktimën e ka shtyrë dhe e ka përplasur në një shtyllë druri. Aty ka parë që i ka dalë shumë gjak dhe është panikosur dhe ka ikur me vrap.
“Kur e qëllova u rrëzua tek një shtyllë druri e u dëmtua në kokë, aty pash që po i dilte shumë gjatë dhe u panikosa dhe u largova me vra. Nuk e di se ku më çonin këmbët. Nuk doja ta vrisja, e kam qëlluar për ta trembur”, ka thënë më tej ai në dëshminë e tij. Në fundit Koleta ka thënë se meriton të dënohet dhe vitet e mia të mbetura t’i kaloj në burg.