Agron Duka ka zbuluar se gjatë një drekë që ka pasur me Fatos Nanon e ka pyetur për rikthimin e tij në politikë, dhe pavarësisht se nuk ka marrë një përgjigje të prerë, i ka lënë të kuptojë se nuk e ka në plan.
“Nano fatkeqësisht u largua shumë shpejt nga politika, në moshën 53-vjeçare. I mungon Fatos Nano, kam një impresion dhe përshtypje shumë shumë pozitive, jo vetëm si njeri por si politikan, ekonomist. Unë i jap Nanos meritën e reformimit të PS-së nga parti komuniste, ta transformojë dhe fus në tregun politik shqiptar që ka qenë periudha më e vështirë. Sot duket e thjeshtë, por ishte e vështirë të thoje në atë kohë se jam anëtar i PS-së”, tha Duka.
Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, shton më tej:
“Ai nuk ka luftuar kurrë ‘armiqtë’ e tij politik, por të bashkëpunojë, nuk mendoj se ka pasur një njeri më bashkëpunëtor se ai. Nuk besoj se mund të kthehet, nuk flas me opinione, flas me fakte, unë kam kontakte me Nanon, dhe para disa muajsh kam drekuar me të dhe e kam pyetur direkt, kam parë një mungesë dëshire për tu rikthyer. Megjithatë ‘kurrë mos thuaj kurrë’ është tamam në moshë dhe unë do dëshiroja të rikthehej dhe unë do të isha i lumtur, do kontribuoja që ai të rikthehet sërish, por është në dorën e tij”, tha Duka në Fax News.
g.kosovari