60-vjeçari Andrea Xhavarra humbi jetën mbrëmjen e sotme pasi u konfliktua me një bashkëfshatar të tij në fshatin Libovë të Gjirokastrës.
Mësohet se autori Jano Koleta, i cili u ndalua në banesë menjëherë pas ngjarjes, e ka qëlluar me gur në kokë viktimën në debat e sipër për një çështje pronësie.
Pas kësaj ai është përpjekur ta ndihmojë, por goditja rezultoi fatale.
Policia ndërkohë ka shoqëruar edhe 4 persona të tjerë që e kanë parë ngjarjen.
/e.rr