Deputeti i parlamentit shqiptar Lefter Koka, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se lidhjet e tij me Partinë Socialiste kanë qenë të hershme.
Koka u shpreh se me PS ka një histori, ka lidhje familjare e miqësore me këtë forcë politike.
“Unë sot nuk përfaqësoj asnjë grupim politik. Sigurisht kam një histori me PS, kam përfaqësuar atë që më 2000 në Këshillin Bashkiak. Kam qenë në disa gare qoftë si kryetar bashkie, qoftë në zgjedhje parlamentare. Lidhjet e mia familjare, shoqërore e sentimentale kanë qenë me këtë forcë politike. Nuk e kam kuptuar asnjëherë Sali Berishën që më etiketonte, vetëm të sulmonte dhe të fyente”, tha Koka.
Lefter Koka tha se do të jetë një votues i PS, duke mos thënë se do të pranonte të jetë kandidat për deputet i kësaj force politike.
“Ky Komitet Politik është bërë tashmë një lojë, ku disa përfaqësues të huaj ka që janë pjesë e diskutimit. Kjo gjë kërkon vullnet tashmë. Votues i PS do të jem, por do jem apo jo deputet këtë nuk e di. Mendoj se interesat madhore duhet të dalin mbi interesat personale. Shumë burra e gra dridhen, sepse nuk e dinë se ku i vendos kryetari. Kjo gjë duhet të ishte një kërkesë e të gjithë deputetëve. Listat e hapura ka shumë të mira. Unë besoj shumë Agron Dukën dhe te njerëzit që ka pranë Goni. Duke e njohur, nuk do të doja të ishte stojcë e partive të mëdha politike. Nuk është mirë që të jesh parti e vogël e të presësh partinë e madhe që të fitojë”, tha Koka.
/e.rr
Lefter ; ju dhe Gon Duka duhet te ishit ne PS ,si dhe Blushi .Sidomos ky i fundit si nje nga figurat me sinjifikative te PS duke e lene PS ne dore te njerezve pa intelet politik dhe ekonomik .Rama do kujtohet per rilindjen urbane dhe rurale si veprim suksesi ,por dhe modelin korruptiv te PPP qe vec fryne deficitin buxhetor .Gon Duka shume me teper do vleresohet jasht koalicionit me PD