Kancelarja Angela Merkel paralajmëroi një mundësi të një vale të dytë të pandemisë së koronavirusit në Gjermani. Sipas saj kjo situatë do të shkaktonte një pengesë në lehtësimin e masave kufizuese.
“Frankfurter Allgemeine Zeitung” shkruan se Merkel ka pranuar se ekonomia gjermane po pëson “një kolaps të madh” për shkak të krizës së shkaktuar nga Covid-19.
“Unë nuk jam e sigurt nëse ne kemi bashkuar shpresën dhe realitetin. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm për të mos përkeqësuar situatën tashmë të vështirë ekonomike”, paralajmëroi kancelarja gjermane.
/e.rr