Muharrem Zilija i arrestuar disa muaj pasi ka kërcënuar me jetë drejtorin e përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismaili është dënuar me 10 muaj burg. Vendimi është dhënë nga gjyqtar Artan Gjermeni.
“Të kam nisur dy here fjale me njerezit e tu, ti vazhdon me na ra ne qafe, ky eshte paralajmerimi i fundit, nese do te vazhdosh ty dhe famiiljaret i pret nje fund i tmerrshem,po deshe provoje nuk do gezohesh nje minut” thuhej në mesazhin dërguar Ismailit.
Zilija, kërcënimin ndaj kreut të Burgjeve e ka bërë nga një numër që fillimisht nuk mund të identifikohej.
Kallëzimi për kërcënim është bërë nga Ismaili dhe përmes mesazheve të dërguara në numrin e tij të telefonit u bë dhe gjetja e autorit.
/e.rr