Nderkohe qe dita e sotme ka shenuar ulje te rasteve te konfirmuara pozitve me koronavirus ne 24 oret e fundit, krahasuar me nje dite me pare, situata ne Infektiv eshte shqetesuese.
Ministria e Shendetesise ka bere te ditur se “Aktualisht ne sherbimin infektiv po marrin shërbim 53 pacientë, 9 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 3 janë të intubuar”.
Vete shefja e Infektivit, ne nje vdieomesazh theksoi sot se situata eshte shqetesuese dhe numrat e te shtruarve kane ardhur ne rritje, ndaj terhoqi vemendjen per shume kujdes, distancim fizik dhe mbajtje te maskes si e vetmja arme mbrojtese.
Në vendin tonë janë aktualisht 608 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.
COVID-19 – Statistika (17 Qershor 2020)
Testime totale 21510
Raste pozitive 1722
Raste të shëruara 1077
Raste Aktive 608
Humbje jete 38 (Qarku Tiranë 22, Durrës 7, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 3, Kukës 1)
g.kosovari