Violeta Skorobac Ashanin, 50 vjeçe, një kirurge plastike e preferuar e skenës serbe, klientët e së cilës ishin prezantues të njohur, këngëtarë, por edhe politikanë, u gjet e vdekur në një apartament familjar në qendër të Beogradit.
Sipas mediave lokale, dyshohet se është një vetëvrasje.
Prokuroria e Lartë Publike në Beograd urdhëroi autopsinë e saj.
Sipas informacionit të parë, dr. Skorobac Ashanin mori jetën e saj duke goditur veten dy herë në zemër me thikë.
Prokuroria po kërkon që të bëhet një konstatim toksikologjik, në mënyrë që të përcaktohet nëse mjekia e famshme ka konsumuar disa ilaçe ose alkool.
Lajmi për vdekjen e saj shqetësoi të dashurit dhe të njohurit e saj, veçanërisht për shkak të mënyrës se si vrau veten.
Vetëm kur u shqetësuan se Violeta nuk po dilte nga banjo për një kohë të gjatë, burri dhe djali i saj shqyen derën dhe e gjetën të vdekur.
Mjekja ishte pronare e një spitali të mirënjohur privat dhe një eksperte e njohur në fushën e kirurgjisë plastike, të cilën ajo e praktikoi për 20 vjet.