Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm ka publikuar një video-mesazh të Shefes së Infektivit në QSUT, doktoreshë Najada Çomo. Kjo e fundit thekson se situata është shqetësuese, pasi po rritet ndjeshëm numri i të infektuarve. Çomo shprehet se shumica e të shtruarve tek Infektivi janë gjendje të rënduar. Po ashtu ajo nënvizon se e vetmja armë mbrojtëse është maska dhe se qytetarët duhet të respektojnë masat.
“Dua të tërheq vëmendjen se një pjesë e madhe e të shtruarve tek Infektivi janë në gjendje të rënduar, në terapi intensive. Ajo që dua të theksoj është se qytetarë të nderuar, është situatë për t’u shqetësuar nga ana shëndetësore. Keni një detyrim madhor. Të qëndroni sa më larg të sëmurëve, që kanë sëmurë të tjerë. Ulni në maksimum qëndrimin në vende publike, si dhe maska është e vemtja armë mbrojtësi që kemi. Virusi është mes jush, ju bëni hapin për t’u mbrojtur. Virusi nuk ka më përzgjedhje, jo vetëm mosha të treta. Janë të rinjtë që e çojnë tek të tjerët. Kini në vëmendje se ky virus është shumë tepër mes jush tani që u hoqën dhe barrierat, pra vendi është i hapur”, shprehet Çomo.
Ndërkohë Rama shkruan krahas videos: “Mirëmengjes me mesazhin e doktoreshë Najadës niseni ditën mbarë. Kujdesuni për veten dhe tjetrin”.
g.kosovari