Merret vendimi për mbylljen e çerdhes nr. 16 në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet, pasi dyshohet se disa pjesëtarë të stafit kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.
Prindërve u është kërkuar që t’i marrin fëmijët e tyre nga kjo çerdhe, ndërsa stafi do të vendoset në karantinë për 14 ditë.
Ditët e fundit vendi jonë dhe kryesisht kryeqytetit është përballur me një shpërthim të rasteve të reja nga COVID-19, kjo pas uljes së vigjilencës nga ana e qytetarëve dhe stafeve mjekësore.
/e.rr