Në prag të vizitës së përfaqësuesit të BE-së për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajcak, Presidenti, Hashim Thaçi priti të parin e shtetit, Avdullah Hoti në një takim konsultativ.
Kryetema e takimi, Hoti tha të ishte bashkërendimi i qëndrimeve për dialog me Serbinë.
Kryeministri tregoj se Lajcakun, do ta informojë për qëndrimin që do të mbaj në tryezën e negociatave, por pa treguar se kur do t’i rikthehen kësaj tryeze.
Por takim nuk dihet nëse do të mbaj me Presidentin Thaçi i cili javë më parë thoshte se do të takohet me Lajcak vetëm nëse e trajton Kosovën si vend të pavarur.
Përfaqësuesi i BE-së, pritet të qëndrojnë në Kosovë nga 15 deri më 18 qershor, njofton zyra e BE-së në Kosovë.
Në vizitën e tij të parë si i dërguar i posaçëm për dialog, Lajcak do të takohet me udhëheqësit politik, përfaqësuesit e partive politike, komunitetit ndërkombëtar në Kosovë dhe krerët e misioneve të vendeve anëtare të BE-së, me të cilët planifikon të diskutojë për kushtet dhe modalitetet për rifillim të shpejtë të dialogut.
Dialogu me Serbinë është pezulluar që nga vendimi i Qeverisë Haradinaj për masën mbrojtëse 100 për qind ndaj prodhimeve serbe dhe boshnjake, në nëntor të 2018-ës.
/e.rr