Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev theksoi se 15 korriku do të jetë si datë e pranueshme për partinë e tyre. Ai këtë e tha sot në një konferencë me mediat.
Zaev njoftoi se tashmë ka marrëveshje mes tij dhe kreut të VMRO-DOMNE-së Hristijan Mickoski për datën e zgjedhjeve, njofton INA. Sipas tij, vendi ka nevojë për Kuvend dhe Qeveri funksionale, për funksionimin aktiv të tërë shtetit.
“Duhet ta shpëtojmë shtetin dhe popullin nga përkeqësimi i krizës. Pas kuvend dhe qeveri teknike këtë nuk do të mund ta bëjmë. Ne, unë dhe LSDM, po ndërmarrim hapa për të lehtësuar gjithë qytetarët që menjëherë të përfundoj kjo lojë e nervash nga e cila më tepër humbin qytetarët. Edhe këtë herë LSDM tregon madhështinë e saj, kuptimin dhe përgjegjësinë. Për të mos vuajtur populli dhe të mundësohet Mikoskit dhe VMRO-së në vepër ta tregojnë përgjegjësinë e tyre e rrumbullaksojmë 15 korrikun si datë ku do të merr pjesë opozita. E informoj opinionin se sot përsëri kam biseduar me Mickoskin dhe ai më konfirmoi se është i gatshëm të merr pjesë në zgjedhje më 15 korrik”, theksoi kreu i LSDM-së.
Ai sqaroi se 15 korriku do të jetë ditë e mërkurë dhe se orari i votimeve do të zgjas deri në orën 21:00.
/a.r