Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka zhvilluar sot një takim me deputeten Rudina Hajdari.
Me një shënim në Twitter, Ambasadorja jep detaje rreth këtij takimi, ndërsa tha se u diskutua mbi udhëheqjen e Hajdarit të Këshillit Kombëtar për Integrime Evropiane dhe “vendimin e saj për të mbështetur marrëveshjen e Reformës Zgjedhore”.
Kim shkruan më tej se respekton “luftën parimore të Hajdarit për më shumë duke mbajtur në mendje një figurë të madhe”.
“U takova me Rudina Hajdarin për të diskutuar udhëheqjen e saj të Këshillit Kombëtar për Integrime Evropiane dhe vendimin e saj strategjik për të mbështetur 6/5 marrëveshjen e Reformës Zgjedhore në mënyrë që Shqipëria të përmbushë parakushtet. Unë e respektoj luftën e saj parimore për më shumë duke mbajtur në mendje një figurë të madhe”, shkruan ambasadorja Kim.
Hajdari është shprehur aspak entuziaste për marrëveshjen e arritur mes palëve për Reformën Zgjedhore, ndërsa thotë se ajo nuk mund të quhet e tiilë, sa kohë nuk është përfshirë ndryshimi i sistemit.
/a.r
Sistemi duhet ndryshuar,kjo kerkohet nga zonja Yuri Kim