Një 50-vjeçar është arrestuar nga policia e Pogradecit.
50-vjeçari me inicialet B.M, banues në fshatin Alarup, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nuses së djalit të tij, shtetases R. M., 29 vjeçe.
Gjithçka mësohet se ka ndodhur në banesë, pasi ai jetonte me djalin dhe nusen.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme.
/a.r