Instituti ‘Earthwatch’ së bashku më shoqërinë mbretërore gjeografike të Londrës, pas një analize të detajuar, kanë dalë në konkluzionin se krijesa e vetme që nuk duhet të zhduket, dhe që rëndësia e saj është bazike dhe jetësore për planetin tokë, është bleta.
Ata deklaruan se bletët janë krijesa më e rëndësishme e planetit tokë, dhe se pa to, ekosistemi ynë do të shkatërrohej, duke e bërë të pamundur jetesën në tokë.
I frikëshme është fakti që tashmë bletët kanë hyrë në listën e kafshëve që rrezikojnë zhdukjen, dhe në krahasim me disa vite më parë, numri i tyre ka rënë me 90 përqind në aspektin global.
Ndaj nëse ju rastisni të shihni ndonjë bletë, apo ajo hyn në shtëpinë apo vendin që ju po rrini, ju lutemi të mos e vrisni atë, sepse siç përmendem më parë, ato janë në zhdukje, dhe është shumë e rëndësishme që numri i tyre të kthehet si më parë.
Bletët janë krijesa e vetme në botë, e cila nuk mbart asnjë patogjen, sëmundje, bakterie, apo virus.
Gjithashtu bletët bëjnë pllenimin e 70 përqind të luleve në botë, pllenimi i bërë nga bletët lejon lulet të riprodhohen, dhe riprodhimi i tyre mundëson fruta dhe ushqim për miliona kafshë e ndryshme.
Zhdukja e bletëve, do të zhdukte gradualisht dhe të tërë faunën e planetit tokë.
Unë mendoj shkencëtarët kanë të drejtë, por në një vend gabohen. Për aq kohë sa ka diell, në Tokë do ketë jetë. Kjo është e sigurtë. Këtu lidhet edhe përjetësia e kombit shqiptar të cilët kanë diellin si pikë referimi dhe padyshim e quajnë edhe Zot. Dhe gjithçka në jetën në Tokë njerëzimi e ka lidhur me diellin. Pavarësisht që një pjesë e njerëzimit mendon se fatin e tyre e kanë në dorë fete krishtere apo islame. Që në fund të fundit edhe fetë kanë përvetësuar ritet pagane për të krijuar doktrinën që predikojnë. Të kthehemi te bletët. Vërtetë që bleta është e vetmja gjallesë e veçantë në botë. Aq sa ne shqiptarët themi që vdes dhe jo ngordh siç themi për kafshët e tjera. Pra e njehsojmë me qenien njerëzore.