Deputeti i opozitës parlamentare Arlind Çaçani, i futur në Kuvend nga listat e Lulzim Bashës, ka reaguar ashpër ndaj ish-deputetëve të opozitës.
Çaçani i është përgjigjur për të gjitha sulmet ndaj deputetëve të opozitës parlamentare dhe i sfidon ish-kolegët publikisht.
“Deputë liste, pse ka ndonjë lloj deputeti tjetër që nga viti 2008?
Deputetët e rradhitur të parët paskan qenë figurat e ndritura të kombit që arritën rezultatin më të dobët në 30 vjet. Po si keni gojë dhe flisni mo?
Po ju ftoj dhe sfidoj publikisht të hapen listat dhe ju shofim në elektorat si dilni.
Po jeni pikërisht ju që nuk doni të hapen sepse nuk u voton kush, dhe rrini mbas derës së kryetarit për tu renditur të parët.
Unë edhe pse isha kandidat nuk kam qenë kurrë në zyrën e kryetarit por kjo zdo të thotë se ju u do populli dhe ne jo”, shkruan ai në rrjetet sociale, ndërsa paralajmëron se ose do bëhet Reformë Zgjedhore, ose do vazhdojmë me batakun e 30 viteve.
“Për të gjithë ju që jeni marrë dhe doni të hidhni baltë mbi ne një fjalë kam. Këtu o bëhet Reformë Zgjedhore e mirëfilltë ose vazhdojmë me batakun që kemi pasur.
Shkresa me 29 firma ka 3 rreshta hapini sytë të lexoni mirë ç’a kemi kërkuar. Draftet që nxirni ju në media janë orvatjet e lodhura të pisllikut politik 30 vjeçar në këtë vend. Ne 3 gjëra kërkojmë:
•listat e hapura.
•Votë emigrantesh.
•Depolitizim komisionerësh. Qartë!”, thekson deputeti.
Ju lumte ju deputeve te opozites parlamentare,per guximin e vendosmerine per te mose votuar pisllikun e 3 partive te vjetra te drejtuar nga komuniste te ndyre e te neveritshem per popullin SHqiptar.Meritoni shume respect e perkrahje,ju jeni shpetimtaret e e ktije vendi,nuke eshte fitore e vogel,te arrini te largoni kta ndytsira qe kane vjedhur e placket vendin ktu e 30 vjete.Vetem te jeni te bashkuar,mose u percani,ju e dini sa te ndyre jane komunistat.Ata nuk kursejne asgje qe tju mposhtin juve,duan te fitojne marveshjet e tyre te ndyra,qe te vazhdojne vjedhjet,plackitjet e shkatrrimin e vendit.