Protestat anti-racizëm në Britaninë e Madhe janë marrë peng nga ekstremistët.
Kështu tha kryeministri britanik Boris Johnson ndërkohë që në vend po rritet frika për përleshje mes aktivistëve dhe grupeve të të djathtës ekstreme dhe përhapje të vandalizmit. Disa statuja ndërkohë janë mbuluar me shtresa mbrojtëse, përfshirë edhe atë të liderit të kohës së luftës së dytë botërore, Uinston Cërcill dhe memorialin e luftës Cenotaf, në qendër të Londrës, që më parë ishin dëmtuar.
Policia e Londrës po luftonte për të ruajtur kontrollin e qendrës sot pasdite gjatë protestave të ashpra pro-statujave të së djathtës ekstreme që kërkonin frontim me protestuesit anti-racizëm të grupeve ‘Black Lives Matter’.
Të dy grupet marshuan në sheshin qendror Trafalgar Square, ku u lëshuan bomba tymi e fishekzjarre.
Aktivistët pro-statujave rrethuan monumentin e Winston Churchill, i cili ishte rrethuar me gardhe mbrojtëse nga kryebashkiaku Sadiq Khan nag frika se mund të bëhet objekt i dhunës.
Në protestën pro-statujave shiheshin veteranë me uniforma ushtarake si dhe njerëz të dyshimtë të së djathtës ekstreme si kreu i grupit ‘Britain First’ , Paul Golding.
Protesta te ngjashme u zhvilluan dhe ne qytete te tjera britanike.
/e.rr