Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugon vlorë-Peshkëpi, ku një 65-vjeçar ka humbur kontrollin e motorit dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e këtij aksidenti, drejtuesi i motorit ka marrë dëmtime të rënda dhe ndodhet në Spitalin Rajonal të Vlorës.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 15:45, në aksin rrugorë Vlorë-Peshkëpi në afërsi të fshatit Qishbardhë, një shtetas rreth 65 vjeç duke drejtuar motorrin e markës “Lifan” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku si pasojë ka marrë dëmtime të rënda dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë.
Grupi hetimor po kryen veprimet mëtejshëm.
/e.rr