Mbi 2.6 mln euro janë sekuestruar ditën e sotme në portin e Durrësit që vinin nëpërmjet një trageti të ardhur nga Bari.
Zbulimi i tyre është bërë rreth orës 01:30 gjatë një kontrolli rutinë, i kamionave që po hynin në portin e Durrësit. Pas konstatimit nga Dogana është njoftuar policia, ndërsa operacioni është kryer Departamenti kundër Krimeve të Rënda.
Mësohet se eurot ishin të ndara në 5 qese plastmasi, të fshehura në një kamion dhe deri më tani janë numëruar 2.6 mln euro dhe shifra pritet të jetë më e lartë.
Gjithashtu burimet bëjnë me dije që drejtuesi është nga qyteti i Tiranës dhe ka bërë vazhdimisht të njëjtën rrugë kohët e fundit.
/e.rr