Policia e Vlorës informon se një 60 vjeçar ka ndërruar jetë në Zvërnec të Vlorës, pasi ishte duke peshkuar.
Uniformat blu të qytetit bregdetar shprehen se dyshohet se 60-vjeçari ndërroi jetë nga ataku kardiak.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 14:45, në Triport, Zvërnec, pranë molit të peshkimit është gjetur i pajetë shtetasi A. J., rreth 60 vjeç, i cili ka qenë duke peshkuar. Nga kqyrja paraprake në trupin e pajetë nuk vërehen shenja dhune, dyshohet se vdekja mund ti ketë ardhur për shkak të infarktit kardiak.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme.
/e.rr