196 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në Maqedoninë e Veriut në 24 orët e fundit, ndërsa kanë ndërruar jetë edhe 8 pacientë. Katër viktima janë nga Shkupi, ndërsa viktimat tjera janë nga Struga, Ohri, Gostivari dhe Resnja.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se janë kryer 1 213 testime, duke paralajmëruar kështu rikthimin e valës së dytë në vend.
Nga totali i rasteve të sotme, 90 janë në Shkup, 17 në Kumanovë, 5 në Shtip, 45 në Tetovë, 8 në Strugë, 1 në Veles, 4 në Manastir, 11 në Ohër, 8 në Gostivar dhe të tjera. Në Maqedoni ka mbi 3 800 raste me koronavirus dhe 179 të vdekur prej koronavirusit.
/e.rr