Një 70-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi është aksidentuar teksa lëvizte me biçikletë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:40, në lagjen nr.1, Durrës.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se mjeti tip “Benz” me drejtuese shtetasen V.Ç., ka aksidentuar shtetasin S.N., rreth 70 vjeç, që po lëvizte me biçikletë, i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.
g.kosovari
jashte rrezikut per jeten, por me kocka te thyera perjete.
ti gezosh patericat dhe nja 7-8 muaj ne allci. Ishalla s’kap virusin ne spital.
dhurate nga brezi ri, per brezin e moshuar.