Zv.ministrja e Brendshme Romina Kuko ishte sot së bashku me Drejtorin e Rendit në Policinë e Shtetit Albert Dervishaj, në një inspektim me Task Forcën për të parë nga afër respektimin e masave të kushtëzuara të hapjes, në një qendër tregëtare në Tiranë.
Dy zyrtarët e lartë bënë thirrje për qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë masat e distancimit social, të vendosin maska dhe të shmangin grumbullimet, me qëllim parandalimin e përhapjes së Covid-19.
“Policia do jetë në mbështetje të inspektoriateve që do kryejnë inspektime, askush s’do ngelet pa u inskeptuar e pa marrë masat e duhura.
Masat e hapjes janë të kushtëzuara, ndaj të gjithë ne duhet të shijojmë me përgjegjshmëri këtë liri që e kemi përfituar pas një sakrifice 3 mujore, të jemi të përgjegjshmëri për distancimin social”, tha zv ministrja Kuko.
Ndërsa drejtori i Rendit në Policinë e Shtetit Albert Dervishaj u shpreh se qytetarët “sigurisht që do lëvizin, ska pengesa por përgejgjësia është indivuduale për të mos krijuar një vatër të re infeksioni”.
“Numrat na tregojnë se rreziku i pandemisë nuk ka kaluar, madje ka një shqetësim në rritje. Ndaj masat duhen forcuar dhe vigjilenca duhet shtuar”, ishte apeli i zyrtarëve të lartë.
g.kosovari
masat e hapjen NUK jane te kushtezuara.
MSHSH deklaroi se nuk ka kthim pas per hapjen.