Është identifikuar autori i vrasjes së Hekuran Billa, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e të enjtes tek Komuna e Parisit, në Tiranë.
Sipas News 24, autori është shpallur në kërkim nga policia, por detaje mbi gjeneralitetet e tij nuk bëhen të ditura për shkak të hetimeve.
40-vjeçari që mbeti i vrarë në atentat mbrëmjen e së enjtes në Tiranë.
Autori i dyshuar i krimit të rëndë është shpallur vëllai i 22-vjeçarit Prel Marku, i vrarë nga Hekuran Billa, në vitin 2006, në Angli.
Autori i dyshuar është 34 vjeç, ndërsa nuk dihen ende bashkëpunëtorët e tij në krim.
Billa, me origjinë nga Kukësi, i cili ishte dënuar në Angli me burgim të përjetshëm për vrasjen e një tjetër shqiptari atje në vitin 2006, u ekzekutua mbrëmjen e së enjtes. Billa është gjetur i pajetë brenda automjetit të tij, tip “BMW X6”, me ngjyrë të bardhë.
g.kosovari